Marka prestigjioze e autoveturave “Abarth” do të prodhojë një supermakinë që nuk mund të blihet as nga miliarderët.
“Abarth 1000 sp” është pasardhësja e makinës me të njëjtin emër që në vitet ‘60 fitoi gara rezistence, falë peshës së saj të lehtë dhe shpejtësisë maksimale prej 230 km/h.
E veçanta është se do të ketë vetëm një ekzemplar të kësaj makine të gjeneratës së re, që nuk do të jetë për shitje, por do të mund të shihet vetëm në ekspozita.
Makina të tilla ekzemplar në vitet 1960 u prodhuan nga disa kompani në zë, të cilat në atë kohë po mendonin për autoveturat futuriste dhe u vunë në garë me njëra-tjetrën, për të nxjerrë modelet më të çuditshme dhe më të shpejta.
Sot vetëm një pjesë e këtyre prototipave janë në qarkullim në gjendje pune dhe janë pjesë e auto-salloneve private të koleksionistëve miliarderë, që i ruajnë dhe kurojnë ato si vepra arti të rralla.
/Priza.al/