Disa fotografi “tmerruese”, po qarkullojnë së fundmi nëpër rrjete sociale ku stafi i një qendre me çerdhe për fëmijët në Missisippi, përdor një maskë të frikshme për të “torturuar” fëmijët e vegjël që sillen keq.
Fotot që u shfaqën në mediat sociale në fillim të kësaj jave tregojnë punonjësit që përpiqen të trembin fëmijët e vegjël për të përmirësuar sjelljen e tyre.
Siç shihet edhe në foto, shumë fëmijë që përballen me maskën e frikshme shpërthejnë në të qara.