Foto/ Qëndroi dy muaj në intubim prej COVID-it, ja si është transformuar kampioni i bodybuilding

Covid19 ka prekur një numër të madh njerëzish në të gjithë botën duke lënë shenja të forta. Një nga personazhet e njohura, të prekur nga Covid është edhe kampioni i bodybuilding, Vassilis Mointinis.

foto galeri

Ai e kaloi në formën më të rëndë infektimin me COVID-19, e madje, i riu ishte në prag të vdekjes. Edhe pse një fizik muskuloz, Mointinis, qëndroi dy muaj i intubuar duke humbur 42 kilogramë. Aktualisht, ai e ka fituar betejën me virusin, por peshon vetëm 62 kg.

foto galeri

“Kam ende mbetje në mushkëri, kjo është ajo që të lë koronavirusi siç më thotë mjeku pulmonolog”, tha atleti

foto galeri

Vassilis Mointinis duke folur në televizionin “ANT1”, u shpreh se: “Nuk pata kohë të vaksinohem sepse u operova. Unë u sëmura më 27 maj dhe kisha lënë datën e marrjes së dozës së parë më 2 qershor. Të gjithë duhet të vaksinohen”.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *