Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji Klodian Çalamani ka tronditur mbarë opinionin shqiptar. Mbrëmjen e kësaj të premteje, qytetarë të Tiranës kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë. Me pankarta në duar: Mos më vrit, unë nuk dua të bëhem ëngjëll, të rritur por edhe fëmijë janë lutur për Mateon, ndërkohë që kërkojnë ndëshkimin maksimal për 38-vjeçarin.

Kryeministri Rama, në reagimin e tij mbi këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën dhe të dënojnë maksimalisht Çalamanin. Ai kërkoi që strukturat të angazhohen në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Kujtojmë se dje qytetarët iu bashkuan familjes së vogëlushit në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritej të vinte vrasësi. Mirëpo, ai nuk erdhi dhe vendimi ndaj tij, u dha në mungesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/