FOTO/ Qyteti i ngritur në buzë të gropës gjigante, por që është i lumtur…  

Qyteti i Mirny-t në Lindjen e Largët të Rusisë ka vetëm një atraksion, një gropë të pabesueshme pranë tij, aq e madhe sa mund të shihet edhe nga hapësira. Mirny gjendet në rajonin më të shkretë të vendit Jakutia, i cili ka më pak se 1 milionë banorë.

Vetë qyteti ka rreth 35,000 banorë, dhe kjo është vetëm për një arsye, miniera e diamanteve. Kjo e fundit është dhe vetë arsyeja e ndërtimit të qytetit.

Gurorja e tij ‘Mir’ (qe do te thotë ‘Paqe’) mburret me një prej depozitave më të mëdha të diamanteve në botë. Ajo është e thellë 525 metra dhe 1,2 kilometra në diametër.

Gropa e hapur nga njeriu është vërtet impresionuese. Legjenda thotë se, një dhelpër ndihmoi që njerëzit të zbulonin fillimisht diamantet.

Kafsha kishte gërmuar një gropë në një pemë, rrënjët e së cilës kishin dalë jashtë prej rrëshqitjes së dheut.

Në qershor 1955, gjeologët që kërkonin për kimberlit (një nga varietet e diamantit) vërejtën një nuancë të çuditshme të tokës së gërmuar nga dhelpra. Ata bënë analizat dhe zbuluan se guri ishte në fakt kimberlit.

Po atë vit u hap vendbanimi i parë i njerëzve në zonë dhe në disa vjet, vendi fitoi statusin e qytetit. Pajisjet e gërmimit duhet të zhvendoseshin 3000 kilometra në terrenin e vështirë, por gjithsesi popullsia e Mirny brenda 10-12 vjetësh u katërfishua.

Pas 50 vjetësh gërmime gropa e kërkimit, kishte arritur përmasat e sotme masive. Nga viti 1957 deri në fund të viteve1990-të, rreth 17 miliardë dollarë në vlerë diamantesh ishin nxjerrë prej saj.

Gropa gjigante ka një rrugë në formë spiraleje prej tetë kilometrash, prej fundit të saj deri në sipërfaqe, ku kalojnë mjetet dhe ngarkesat.

Por në vitin 2017 një tragjedi goditi impjantin. Uji i mbledhur në fund të gropës përmbyti minierën teksa njerëzit ishin brenda. Deri atëherë impjanti ishte zgjedhuar edhe brenda tokës dhe aksidenti bllokoi në galeri 1512 persona.

Shumica e tyre, u nxorën shëndoshë por tetë u shpallën të vdekur pasi nuk u gjetën kurrë. Ajo që është më impresionuese për Mirny, është fakti se sa afër gropës gjendet qyteti. Në disa prej fotove duket se shtëpitë janë ndërtuar mu në buzë të saj.

Por banorët thonë se frika e rrëshqitjes së dheut nuk është fare ne mendjen e tyre. “Jeta në gurore nuk është shumë e vështirë, janë vetëm fotot që në kënde të caktuara e bëjnë të duket të frikshme”,- thotë një nga vendasit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *