FOTO/ Qytetin po e pushtojnë egërsirat! Banorët: Kemi frikë të dalin në mbrëmje nga shtëpitë, pasi…

Shqipëria nuk është i vetmi vend që po vuan largimin e popullsisë drejt vendeve të BE-së dhe boshatisjen e shumë fshatrave dhe qytezave nga banorët e tyre.

Ky “taksirat” i ka rënë edhe shumë shteteve të tjera të Ballkanit, madje edhe disa prej tyre që janë anëtarë të BE-së. Rezidentët e qytezave malore në Rumani kanë thënë se, egërsirat po pushtojnë tashmë shumë zona të banuara që janë kryesisht pranë zonave malore dhe pyjeve.

Sipas tyre, arinjtë e zbritur në qendrat e banuara po ua bëjnë jetën të mjeruar.

A young brown bear makes a nightly raid on the bins in Predeal, a town in the Carpathian mountains

Grabitqarët madhorë janë lëshuar në qytezat rreth maleve Karpate, për të kërkuar ushqim pranë zonave urbane, duke tmerruar kështu fshatarët.

Shifrat tregojnë se sulmet e arinjve janë trefishuar mes viteve 2017 e 2019, me më shumë se 100 njerëz të plagosur.

Një nga arsyet për rritjen e prezencës së tyre, është masa e ndalimit të gjuetisë e vendosur në vitin 2016, e cila sipas banorëve, bëri arinjtë “të humbasin frikën e tyre nga njerëzit”.

Kafshët duket se, e kanë mësuar tashmë se qytezat janë një burim i sigurt ushqimi, dhe shpesh shihen duke gërrmuar në koshat e mbeturinave.

Një nënë e tre fëmijëve në Transilvani, tregon se, ariu erdhi për të kërkuar ushqim në kopshtin e saj dhe përmbysi tavolinën ku po luanin me letra ajo me bashkëshortin.

49-vjeçarja Monika tha për rrjetin “the Times”: “Çdo ditë është e njëjta histori e mallkuar. Arinjtë janë kudo. Nganjëherë duhet të thërresim policinë që të vijë t’i largojë në mëngjes kur duhet të dalim nga shtëpia dhe fëmijët duhet të shkojnë në shkollë”.

Vali Cristea është oficer i forcave speciale të policisë në qytezën rumune të Brașova-s, ku ai shpesh del në patrulla për të larguar arinjtë nga qendrat e banuara.

Romania lets towns shoot encroaching bears, angering green groups | Reuters

 

Ai tregon: “Kur unë nisa punë 20 vjet më parë, shumë rrallë shije një ari. Ndërsa tani i shikon tre-katër herë në një turn 10 ose 12-orësh”.

Tashmë njerëzit thonë se, kanë frikë të dalin natën dhe se lëvizin vetëm distanca të shkurtra me makinë.

Brown bear attacks: Deaths spark fear in Romania - BBC News

Njerëzit mund të marrin leje për të vrarë arinjtë ‘problematikë’, por procesi thuhet se është shumë burokratik, pasi aplikimet duhet të merren në konsideratë nga gjashtë institucione të ndryshme.

Rumania, është kryeshteti i arinjve të Evropës, teksa në numërimin e vitit 2016, kishte të paktën 6000 arinj të murrmë rreth maleve Karpate, të cilat mbulojnë shumicën e territorit. Por numri i tyre i vërtetë mendohet të jetë tre herë më i madh se kaq.

How the brown bear became public enemy number one in rural Romania |  Wildlife | The Guardian

Are garbage can raids shortening bears' lives? | Pittsburgh Post-Gazette

Steamboat Council moves towards requiring bear-resistant trash containers |  SteamboatToday.com

In a Transylvania Town, Bears and Humans Collide at the Dumpster - The New  York Times

 

Dracula's Castle and Libearty Bear Sanctuary Full Day Tour - Klook India

Romania photo of the day: Brown bears relaxing on the side of  Transfagarasan mountain road | Romania Insider

/Burimi: The Times/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *