Ajo është njëra nga modelet shqiptare që tashmë ka kaluar kufijtë sa i përket profesionit të saj. Fjala është për bukuroshen nga Shkodra, Angela Martini e cila prej vitesh vazhdon të jetë shumë e komentuar si për karrierën profesionale ashtu edhe për atë private.
Autorja e ‘Love, Hope, Light’ ka publikuar së fundmi disa imazhe të reja, në të cilat po ashtu ka marrë vëmendje të madhe duke u shfaqur mbi një vaskë.
E veshur tërësisht në të zeza e flokë të lëshuara në formë valëzimi, artistja shqiptare duket në top formë.
‘Realiteti është i gabuar, ëndrrat janë të vërteta’, ka shkruar ajo.
‘Kam qarë, nuk haja’ – Angela Martini rrëfen për televizionin rumun tmerrin që përjetoi pas arrestimit të bashkëshortit të saj në Greqi.
Martini njëherësh ka marrë komente të shumta pozitive në lidhje me paraqitjen e dukjen atraktive. Angela këtë vit ka qenë shumë e përfolur për shkak të bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu i cili u arrestua gjatë verës në Greqi. Kjo ngjarje bëri bujë të madhe dhe ka qenë temë diskutimi për disa muaj radhazi.
/Priza.al/