Forcat speciale RENEA dhe policia po zhvillojnë mesditën e sotme një aksion të befasishëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se aksioni po bëhet për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia.
Në foton e siguruar nga ky operacion duken forcat speciale të cilat ndalojnë automjetet në rrugë dhe nisin kontrollet. Pritet që nga momenti në moment të ketë një njoftim zyrtar për aksionin e befasishëm.