Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur sot t’i urojë ditëlindjen të atit me disa foto nga fëmijëria e saj. Krahas fotove të postuara, Rita ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen e 60-të babait tim të mrekullueshëm! Të dërgoj shumë dashuri.
Ajo nuk mundi të ishte afër të atit në ditëlindjen e tij, për shkak të projekteve të shumta që ka. Momentalisht, këngëtarja ndodhet në Australi ku nga interpretoi live këngën e saj më të fundit “Bang bang”, në një performancë mahnitëse nga ‘Sydney Opera House’. Vokali i Ritës ishte në formën më të mirë të mundshme teksa zëri i saj shoqërohej live nga orkestra. Shfaqja ‘Sydney Opera House’ u transmetua live në të gjithë botën.
Këngëtarja u zhvendos në Australi në fillim të muajit shkurt së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, pasi është përzgjedhur që të jetë pjesë e panelit të jurisë në spektalin “The Voice Australia”. 30-vjeçarja udhëtoi nga Londra për në destinacionin aktual, çka i solli asaj një karantinim 14-ditor. Aktualisht ajo është e lirë dhe po shijon kohën e saj në Australi.