FOTO/Rituali i pazakontë në Indi, njerëzit mbajnë kafkat nëpër duar

Një festival ndryshe nga sa jemi mësuar mbahet në Indi, ku adhuruesit që mbajnë një kafkë dhe kërcejnë përgjatë rrugëve të Bardhaman, si pjesë e një ceremonie që kënaq një hyjni Hindu. Fotografitë e pabesueshme tregojnë një ritual të pazakontë në të cilin njerëzit mbajnë kafka nëpër rrugë, duke tërhequr shumë vëmendje.

Festa një javore e Gajan festohet kryesisht në Bengalin Perëndimor dhe është e lidhur me hyjnitë hindu të tilla si Shiva. Banorët e qytetit dalin në rrugë të veshur me ngjyra të ndezura, dhe mbajnë disa kafka në duar. Ata qëndrojnë në anë të rrugës, duke regjistruar pamjet filmike me anë të celularëve.

Disa burra që mbanin lule në qafë, lëviznin me kafkat në duar. Festivali një javor Gajan festohet kryesisht në Bengalin Perëndimor, dhe është i lidhur me hyjnitë hindu të tilla si Shiva, Neel dhe Dharmaraj.

Sipas fotografit Avishek Das, në ditën e fundit të Kalendarit Bengali, në mes të prillit, adhuruesit adhurojnë trupat e pajetë për të kënaqur Lord Shiva për shi dhe korrje më të mirë, një praktikë tradicionale 100-vjeçare.

Tema qendrore e festivalit para korrjes është kënaqësia përmes dhimbjes jo-seksuale, përkushtimit dhe sakrificës. Diku tjetër në rajon, burra nga Krishnadevpur shpohen me shufra hekuri dhe grepa, në një përpjekje për të treguar përkushtimin e tyre ndaj Shiva, duke shpresuar për një korrje të favorshme, raporton BBC.

Burimi i lajmithttps://www.dailymail.co.uk/news/article-9465321/Worshippers-dance-human-SKULL-appease-Hindu-deity-India.html

Përshtatur nga: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *