Një aksident tragjik ajror u ka marrë jetën sot të paktën 16 personave në një rajon të thellë të Rusisë, midis të cilëve kishte sportist të hedhjeve me parashutë dhe ekuipazhi i avionit.
Avioni mbante 22 persona, kur u rrëzua në Tatarstan menjëherë pas ngritjes, pasi thuhet se pësoi një defekt në motor. Të paktën 16 persona besohet të kenë vdekur, përfshirë të dy pilotët, ndërkohë që gjashtë persona u plagosën në këtë aksident.
Avioni me dy motorë “IL-410” po përdorej për të trajnuar parashutistët nga klubi fluturues “Menzelinsky”. Anëtarët e klubit paguan nga 90 paund £ për një kërcim me parashutë, ndërkohë që raportohet se dy nga personat që humbën jetën ishin femra, ndërsa pjesa tjetër ishin meshkuj.
Dy pilotët që drejtonin avionin ishin Mikhail Belyaev 50 vjeç dhe Alexander Zykov, 51 vjeç. Thuhet se ata e drejtuan heroikisht avionin larg shtëpive të banimit para rrëzimit të tij. Dëshmitarët thanë se, avioni sapo ishte ngritur dhe po fluturonte mbi pemë të ulëta kur u rrëzua.
Një raport nga “Komsomolskaya Pravda” tha se avioni ishte “i mbingarkuar” kur motori i tij i majtë pësoi defekt. Avioni fluturoi më pak se një milje, para se të ndahej avioni dhe të rrëzohej përtokë.
Fotografitë tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin e shkatërruar në tokë, ndërsa videot tregojnë shpëtimtarët që përplasen mbi rrënojat. Kontrolli i trafikut ajror raportoi se avioni kishte humbur komunikimin me dispeçerin para se ai papritmas të zhdukej nga ekrani i radarit.
Mësohet se shpëtimtarët kanë probleme për të hyrë në rrënojat e shkatërruara të avionit. Avioni ishte në veprim që nga viti 1987. Më parë ai përdorej nga forcat ajrore të BRSS, pastaj ishte në ruajtje dhe më pas u transferua në organizatën sportive, që ka drejtuar aeroplanin që nga ajo kohë.
/Priza.al/