FOTO/ ‘Rruga e Arbrit’ u hap pjesërisht, por po sot nisën problemet… 100 automjete mbeten të bllokuara nga bora në bypass-in e Murrizit

Sot paradite rruga e Arbrit u hap pjesërisht për kalimin e automjeteve pasi kompania që po e ndërton këtë vepër “Gjoka Konstruksion” hoqi barrjerat nga fillimi i saj.

Për përurimin e saj ishte në zonën e Dibrës vetë kryeministri Rama bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, madje u mbajt edhe një ceremoni festive që të kujtonte ato të paraardhësit të Ramës, ish-kryeministrit Berisha, kur përuronte hapjen e rrugëve të reja.

Por në një kohë që rruga është ende një kantier dhe do të vazhdojë e tillë edhe për shumë kohë, një situatë e vështirë është krijuar këtë mbrëmje në Rrugën e Arbrit.

foto galeri

Mediat lokale njoftojnë se sipas informacionit të marrë nga drejtuesit e mjeteve, mbi 100 makina janë të bllokuara tek tuneli i Qafë-Murrizit, aty ku dhe nis bupass-i, si pasojë e bllokimit nga reshjet e borës, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë.

Drejtuesit e automjeteve që e morën këtë rrugë me qejfin se do të mbërrinin shpejt në Dibër, me sa duket nuk i kanë marrë parasysh kushtet meteorologjike dhe faktin se ajo zonë është malore dhe me terren të vështirë.

foto galeri

Për pasojë, duket se reshjet e para të dëborës dhe ngricat i kanë zënë të papërgatitur dhjetëra shoferë që kanë qenë pa zinxhirë dhe goma dimërore.

Asnjë ndihmë nuk ka ardhur nga autoritet për këta qytetarë me gjithë apelin e bërë, dhe nuk shihet asnjë borëpastruese apo punonjës policie për të bërë të mundur lëvizjen e automjeteve.

Hapet rruga e Arbrit, Balluku: Punimet mbarojnë Pranverën e vitit të  ardhshëm - Tv Klan

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *