Safiri më i madh i Kashmirit dhe një kurorë mbretërore do të jenë disa nga ‘protagonistët’ e mrekullueshëm të ankandit të këtij viti në Gjenevë. Gjithashtu, në mesin e thesareve historikë do verbojnë stolitë e çmuara të mbajtura nga vajza e adoptuar e perandorit francez Napoleon Bonaparte.
Safiri Kashmirit
Safiri i Kashmirit, 55.19 karat, i përkiste koleksionit të Maureen Constance Guinness, një markezë e familjes aristokrate, e cila vdiq në 1998. Safirët e Kashmirit janë shumë të rrallë. Ato janë zbuluar në vitin 1880 në minierat e Kashmirit. Por në vitin 1887 ato u mbyllën, duke i bërë këto stoli më të lakmuarat nga koleksionistët.
Ato karakterizohen nga një nuancë blu të veçantë, dhe mbajnë shkëlqimin e tyre edhe në ambiente me pak dritë.
“Safirët e Kashmirit janë ndër gurët e çmuar me të rrallë me ngjyrë, të njohura nga njeriu”, tha Benoit Repellin, shefi i shitjeve madhështore të stolive në Sotheby’s në Gjenevë.
“Këto xhevahire me kalimin e viteve kanë fituar një status pothuajse legjendar”.
Kurora e familjes Savoja
Midis objekteve të tjera historike në shitje, është një kurorë e mbajtur për më shumë se 150 vjet në dinastinë mbretërore të Shtëpisë Italiane të Savojës.
Kurora, e cila përmban 11 perla natyrale dhe diamante, daton nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të, dhe vlerësohet me 1-1.5 milion dollarë.
Kurora është gjithashtu një vepër inxhinierie, pasi ajo mund të ndahet në dy pjesë, dhe mund të përdoret edhe si gjerdan.
Janë mësë shumti koleksionistët nga kontinenti Azi-së, ato të cilët kanë blerë një të tretën e kurorave të shitura nga shtëpia e ankandit në pesë vitet e fundit.
Të etur për të tërhequr interesin e brezit të ri, Sotheby’s krijoi një filtër në Instagram, i cili i lejon njerëzit të krijojnë fotografi të veshur me kurorën e Savoja-ve, brenda një pallati luksoz italian.
Thesari Napolon-it
Duke shënuar 200 vjetorin e vdekjes së Napoleon-it, Christie’s po shet nëntë bizhuteritë perandorake të zbukuruara me safirë dhe diamante, nga koleksioni i vajzës së tij të adoptuar, Stephanie de Beauharnais.
Nëntë pjesët, duke përfshirë një kurorë të vlerësuar deri në 275.000 dollarë dhe një gjerdan të vlerësuar deri në 350.000 dollarë, “kanë qëndruar në të njëjtën familje, që kur iu ofruan Stephanie de Beauharnais, me rastin e martesës së saj në Pallatin Tuileries” në Paris , tha Marie-Cecile Cisamolo, një specialiste e stolive në Christie’s.
Rreth 38 safirë nga Sri Lanka u përdorën për të krijuar setin në fillimin e viteve 1800. Përveç vlerës së tyre historike, bizhuteritë vlerësohen gjithashtu për blunë e tyre natyrale, pasi safirët zakonisht, i nënshtrohen trajtimit të nxehtësisë për të theksuar ngjyrën.
Burimi i lajmit: AFP. Përshtati ‘Priza.al’