Në shtëpinë e Big Brother, duket se vipat e kanë lëshuar pak veten, pas kaq shumë ditësh qëndrim.
Ata duket sikur i kanë harruar kamerat dhe po jetojnë në shtëpi, pa pasur parasysh atë që sheh publiku. Pas Fifit dhe Beniadës, të cilat bënë dush nudo, edhe pse është thënë nga Vëllai i Madh që duhet të lahen me rroba, pasi dushi është i monituaruar me kamera, ka qenë radha e Semit që të “tregojë më shumë” nga vetja.
Teksa ka qenë në sallon me gjithë banorët, Semi ka ngritur këmbët dhe ka treguar më shumë seç duhet. Kjo është kapur nga shumë ndjekës të spektaklit. Nuk është hera e pare që Semi “harron” kamerat, pasi pak kohë më parë teksa doli nga dushi, tregoi pak më shumë në pjesën e sipërme.
/Priza.al/