Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi dikur ishin shoqe mjaft të mira, e në çdo vend ato ishin pranë njëra-tjetrës. Themi ‘dikur’, pasi duket se marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë.
Raporti mes tyre nuk është më si më parë, dhe këtë e dëshmon mësë miri rrjetet sociale. Marrëdhënia e tyre është krisur, dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregojë këtë?
Vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa “ndarja” e tyre ka qenë pa zhurmë. Asnjëra prej të dyjave nuk ka reaguar publikisht, mirëpo nuk dihet nëse postimi i fundit i Adrolës në InstaStory është thumb për Xhesikën.
“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje”, shkruhet në postimin që le kaq shumë hapësirë për aludime.