Ka nisur me konfrontime fizike seanca planere e ditës së sotme. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka goditur me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.
Sherri ka nisur për shkak e deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin. Ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë, gjatë kësaj situatë të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka goditur socialistin. Konflikti ka nisur për shkak se opozita ka tentuar të bllokojë sërish punimet e Kuvendit, por ata nuk janë lejuar të afrohen nga Garda e Republikës.
Efektivët e gardës nuk i kanë lejuar deputetët as të afrohen pranë karrigeve të ministrave dhe postit të kryetares së Kuvendit.