Qytet Studenti gumëzhinte nga zërat e studentëve me fillimin e vitit akademik në muajin tetor, por këtë vit, është “pushtuar” nga prezenca e qindra refugjatëve afganë,
Në fotot e siguruara nga LSA, ata më në fund ndihen të qetë dhe në paqe, pa krisma armësh në sfond dhe rrezik për jetën. Burra e gra afganë, shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke përshkruar ambientet e Qytet Studentit. Disa janë me telefonë në duar, duke lundruar në to, por edhe duke komunikuar me të afërm që ndodhen në pjesë të ndryshme të botës. Disa, qëndrojnë të ulur në stola dhe konsumojnë një bisedë të çastit.
Ka dhe nga ato të rinj, që kanë zgjedhur dritaret e konvikteve për të qëndruar me laptopë dhe me u marrë me punë të ndryshme.
/Priza.al/