Automjeti i ish-juristit të ASHK-së në Saranë, Laert Pasha është gjendur i shkatërruar këtë mëngjes.
Burime për median bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e pasëm, kanë çarë gomat dhe kanë lyer me sprajt automjetin tip ‘Mercedes-Benz’. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, ku makina ka qenë e parkuar.
Kujtojmë se Laert Pasha ndodhet në burg pasi kërkonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për favorizimin e qytetarëve, kundrejt marrjes së certifikatës së pronësisë.
Pasha akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.