Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin italian Pantelleria, ku një tornado ka goditur vendin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale e duke lënë të vdekur dy persona.
Tornado e ka goditur ishullin në jug ë Siçilisë rreth orëve të para të mbrëmjes së shkuar. Ishulli ishte i banuar kryesisht nga njerëz që ishin me pushime.
“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, thanë zjarrfikësit.
Një zjarrfikës dhe një burrë 86-vjeçar ishin mes të vdekurve. Viktimat ishin në vetura, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën, dhe të paktën një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.
Nëntë persona janë në mesin e të plagosurve, dy prej të cilëve në gjendje kritike, tha kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për të zhdukurit.
/Priza.al/