FOTO/ Shkelmohet dera në PD, Berisha futet me forcë në seli! Në sallë shmanget slogani ‘Zgjedhim të ardhmen’!

Sali Berisha ka ‘pushtuar’ edhe një herë sot selinë e PD-së, ndërsa është futur me dhunë në sallën e mbledhjeve për të zhvilluar konferencën me të ashtuquajturin Komisioni për Rithemelimin e PD.

Por ardhja e Berishës në selinë e Partisë Demokratike është shoqëruar me një incident. Njëri prej militantëve të ish-kryeministrit ka goditur me shkelma dyert e zyrave të brenda në seli.

Teksa nxorën jashtë mediat, sa të bëhej gati salla për konferencën, ish kryeministri Berisha zgjodhi të flasë në një tjetër kënd të sallës, duke shmangur sloganin ‘Zgjedhim të ardhmen’.

Por ndërsa dera e sallës ishte e mbyllur, një prej mbështetësve të ish kryeministrit, e ka hapur atë duke e shkelmuar, sic duket edhe në foto. I riu është filmuar nga mediat, ndërkohë që në godinë e PD-së ndodhet edhe Lulzim Basha, i cili po zhvillon një mbledhje me deputetët dhe strukturat

Më tej deputeti i PD, Flamur Noka nxori jashtë mediat, deri në  përgatitjen e sallës për konferencës

Berisha njoftoi vendimet e marra nga komisioni i tij, ku tha se Bashës do t’i komunikohet ‘shkarkimi’ me shkrim, teksa e paralajmëroi kryedemokratin që të mos guxojë të kundërshtojë vendimin e referendumit.

Ai ftoi deputetët e tjerë të PD që deri më tani nuk i janë bashkuar, që të shkojnë në zonat e tyre zgjedhore dhe të shohin listat e demokratëve që kanë votuar për shkarkimin e Bashës dhe më pas të marrin aty vendimin se nëse do t’i bashkohen lëvizjes së Berishës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *