FOTO/ Shokët që nuk ndajnë vetëm fushën me njëri-tjetrin…por edhe femrat

Përveçse ndajnë një fushë, futbollistët shpesh mund të ndajnë dhe të njëjtën shije për femrat. Kjo mund të çojë në një situatë të vështirë ku ata përfundojnë në lidhje me të njëjtat femra.

Mauro Icardi/Maxi Lopez

Mauro Icardi nuk ishte vetëm shoku i skuadrës së Maxi Lopez në Sampdoria, por ai ishte edhe shoku i tij i mirë dhe familjet e tyre shpesh shoqëroheshin së bashku. Lopez dhe gruaja e tij e atëhershme, Wanda Nara, ishin në vështirësi në lidhjen e tyre dhe ai akuzoi Icardin dhe Narën se kishin një lidhje.

Icardi dhe Wanda Nara u martuan, dhe ajo që e bën situatën ‘dramatike’ është fakti që Icardi ka dy fëmijët e Lopez tatuazh në krahun e tij.

Thibaut Courtois/Kevin De Bruyne

De Bruyne swept the ball past Courtois from 12 yards to seal a 2-1 win for Man City away at Real Madrid

Kevin De Bryne është një nga lojtarët më të mirë të Premier League, por në vitin 2012 ai e gjeti veten në një përrallë të shëmtuar. E dashura e tij Caroline Lijnen pretendoi se futbollisti e kishte tradhtuar, kështu që ajo vendosi të hakmerrej. Ajo u lidh me shokun e tij të skuadrës. Dyshja kanë vazhduar të luajnë përkrah njëri-tjetrit prej vitesh, duke lënë mënjanë çështjet e tyre për të mirën e skuadrës.

Jamie O’Hara/Jermaine Defoe

Ish-miss Anglia, Danielle Lloyd kishte qenë e lidhur me Teddy Sheringham dhe Marcus Bent para se të lidhej me Jermain Defoe në 2007. Pasi përfundoi përplasja e tyre e shkurtër, shoku i tij i skuadrës në Tottenham, Jamie O’Hara ndërhyri në lidhjen e tyre dhe u martua me Lloyd në 2012.

Ata u divorcuan dy vjet më vonë.

John Terry/Wayne Bridge

Wayne Bridge refuses John Terry handshake before Manchester City's Premier League clash against Chelsea

Nuk do të ishte e drejtë po të liheshin John Terry dhe Wayne Bridge jashtë kësaj liste. Ata kanë luajtur përkrah njëri-tjetrit për gjashtë vjet.
Por Terry u akuzua se ishte në lidhje me ish-partneren e ish-shokut të tij të skuadrës.

Vanessa Perroncel mohoi që një aferë të kishte ndodhur ndonjëherë.

Sergio Aguero/Riyad Mahrez

Lidhja më e fundit e dashurisë në këtë listë ishte mes dyshes së Manchester Cityt Sergio Aguero dhe Riyad Mahrez. Në vitin 2019, Aguero u përfol se ishte në lidhje me blogeren Taylor Ward, ndërsa Mahrez ishte burrë i martuar, por gjithçka ndryshoi shpejt.

Vitin tjetër, Mahrez i dha fund martesës me modelen Rita Johal dhe vendosi të fillonte një lidhje me ish-partneren e Agueros.

Që prej këtij momenti, ata vazhdojnë të jenë bashkë ende sot.

Cristiano Ronaldo/Sergio Ramos

Cristiano Ronaldo with Nereida Gallardo during their short-term relationship

Modelja Nereida Gallardo u takua me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos në vitin 2007 në një klub nate. Por një vit më vonë ajo u lidh me Ronaldon. Romanca e tyre zgjati vetëm disa mua dhe përfundoi në një mënyrë aspak të këndshme.

Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *