(Foto) Shqiptarja që u vra në Itali dhe misteri i personit që kishte prezantuar si vëlla

Anila Ruçi, 38-vjeçarja shqiptare që shihni në foton e mëposhtme mbeti e vrarë në Itali. Trupi i saj u gjet pak para orës 17:00, ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina, u gjet i plagosur nga një thikë edhe bashkëjetuesi, Osman Bilyhu.

Ky i fundit është rreth të 30-ave dhe tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta. Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, Anila Ruçi e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj.

Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruçi kishte lënë takim.Ajo kishte tentuar ta kontaktonte pasi nuk i ishte përgjigjur dhe karabinierët mbërritën në shtëpinë e saj, ku e gjetën të vdekur.

Mediat italiane raportojnë se dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë në banesë rreth orës 5:00 të mëngjesit, por është e paqartë pse ngjarja u mësua gati 12 orë më pas. Arma e krimit nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *