FOTO/ Shtëpi si të kohës së komunizmit, ja ku do të izolohen VIP-at që do të thyejnë rregullat e “Big Brother”

Duke nisur nga sot, 14 VIP-at do të izolohen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk lejohet thyerja e rregullave por kushdo që e bën, Big Brother është kujdesur të përgatisë dhomën e dënimeve.

Dhoma e dënimeve është kthim pas në kohë, në vitet e errëta kur Shqipëria ishte në diktaturë, kur televizori ishte bardh e zi, tavolina modeste dhe për të ngrënë kishte pak, telefonatat nuk bëheshin me iPhone por me telefon fiks, dollapi ishte bosh dhe mezi hapej…Ndërsa dhoma e rrëfimit do të jetë me karrige druri./TopChannel


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *