Destinacionet për elitën e Los Anxhelos gjenden në Kaliforninë jugore afër kufirit meksikan. Puerto Vallarta dhe Riviera Nayarit ofrojnë pamje tropikale dhe rezorte me pesë yje dhe janë zgjedhur nga shumë VIP-a si Kim Kardashian, Kellan Lutz, Halle Berry dhe Jason Derulo.
Vendi i preferuar i Kim Kardashian gjendet në hotelin Punta de Mita. Ky vend është plot ngjyra, ka dhoma të dekoruara në mënyrë unike me krevate argjendi dhe tualete bashkëkohore.
Bregu perëndimor i Meksikës ka plazhe të virgjër, 15 minuta larg nga Punta de Mita. Ky vend është i mbushur me bare në pronësi të LGBTQ dhe të ofron një natë të paharrueshme me klubet e tij të ndryshme të natës.
Dhe xhevahiri në kurorën e këtij rajoni është La Capella. Ky restorant mbi çati ofron pamje të qytetit të vjetër, horizontit ujor dhe Kishës së njohur Guadalupe.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/