Foto/ Si asnjëherë më parë, Martinaj çaste romantike me ish-misin për ditëlindje

U bënë dy muaj që është kryefjala e mediave pasi u shpall i zhdukur aludime të shumta filluan për fatin e të shumëkërkuarit i drejtësisë, Ervis Martinaj, apo i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”.

U morë peng dhe pastaj u vra apo ana tjetër e historisë që bërë një zhdukje të inskenuar?

Cilen duhet të besojmë, Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte.

Personazhi problematik e i shumëkërkuar nga shteti dhe i dyshuar për lidhjet e tij të forta me krimin Visi duket se di të jetë edhe romantik.

Së fundmi janë publikuar shumë foto të tij që dyshohet se janë realizuar kohë më parë, si ajo tek klubi i njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”, apo foto nga plazhi dhe në momente të tjera.

Ervis Martinaj dhe ditëlindja e tij e  40-të u komentua shumë në rrjet ku është publikuar një tjetër foto që ka lidhje pikërisht me ditëlindjen e tij. Prapaskena ka publikuar një foto ku pretendon se është Ervis Martinaj duke u puthur me një vajzë, që pretendohet se është ish misi me iniciale E.P.

Nga mbishkrimi sipër fotos kuptohet se është realizuar për ditëlindjen e Ervis Martinajt.

“Gëzuar ditelindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgoj lutjet e mia çdo natë” shkruhet sipër fotos ku fytyrat e personave janë zënë me shirit të zi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *