FOTO/ Situatë e tensionuar në kufirin e Kosovës, Serbia vendos snaiper të kamufluar në lartësitë e kodrave pranë Bërnjakut  

Forca speciale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe me armatime të rënda dhe pajisje taktike, janë dislokuar tashmë fare pranë kufirit shtetëror me Kosovën, nëë rajonet e Jarinjës dhe Bërnjakut.

Në këtë të fundit, xhandarmëria serbe ka dislokuar njësite speciale dhe ka vënë në dominim të gjitha pikat e larta, me snaiper të pozicionuar dhe të kamufluar me terrenin, që vështirë të diktohen.

Ata janë parë edhe sot teksa vëzhgojnë situatën në Bërnjak, pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në një foto vihen re dy pjesëtarë të xhandarmerisë serbe që po vëzhgonin me dylbi nga territori i Serbisë.

Policia serbe vrojton atë të Kosovës në Jarinjë

Sipas marrëveshjes së Brukselit, në situata të jashtëzakonshme, xhandarmëria serbe ka të drejtë të hyjë 1 kilometër e gjysmë në territorin e Kosovës, ashtu siç kanë të drejtë edhe institucionet kosovare të sigurisë të hyjnë në territorin e Serbisë.

Por kjo mund të jetë edhe një mundësi që mund të ndez provokime dhe incidente mes palëve, të cilat mund të sjellin përshkallëzime të paparashikuara.

Gjithsesi, qeveria e Prishtinës, duket se i druhet një situate të tillë, ndaj ka marrë masa duke dislokuar pranë kufirit përveç forcave speciale të policisë “ROSU” edhe njësi të ushtrisë me armatime të rënda dhe mjete të blinduara.

'Lufta' e re për targat e Kosovës, serbët bllokojnë rrugët afër Jarinjës, vëzhgohen nga policët kosovarë

Gjithçka që duhet të dini për konfliktin e fundit, Serbi-Kosovë

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *