Në Shqipëri nuk ka vetëm politikanë që janë të marrosur dhe të opsesionuar pas pushtetit dhe nuk bëjnë dot pa të. Ka edhe raste, megjithëse sporadike, ku politikanë të ndryshëm dinë të dorëhiqen apo edhe largohen nga politika.
I tillë është edhe rasti me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili njoftoi vetëm pak kohë më parë që do të largohej nga politika, për t’u lënë vendin të tjerëve. Sot ai ka drejtuar seancën e fundit si kryeparlamentar, duke mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.
Ndërsa fotografi i ATSH-së, Agim Rama, ka sjellë edhe disa momente të tjera që nuk u panë nga publiku.
Ruçi kishte mbledhur disa kolegë socialistë dhe jo vetëm, me të cilët ktheu edhe nga një gotë verë si për t’u ndarë mirë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë “festës” ndodhi ajo që nuk pritej dhe që thuajse nuk e kemi parë kurrë, Ruçi buzëqeshi. Madje në një moment u afrua pranë Spartak Brahos dhe diçka i rrëfeu për të mos u dëgjuar nga të tjerët.
/Priza.al/