Data 5 shtator përkon me 6 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në këtë ditë kaq të veçantë për popullin shqiptar dhe botën, Vatikani ka vendosur ta kujtojë shenjtoren me një monedhë të veçantë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se selia e shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës. Monedha është realizuar nga artistja Orietta Rossi.
Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.
Rreth figurës, për më tepër, gjejmë në krye mbishkrimin “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”. Në pjesën e drejtë, më në fund, janë datat “1997-2022”.