FOTO/ Sot, 60 vjet nga fluturimi i Juri Gagarinit, njeriu që e pa i pari Tokën nga hapësira  

Si sot, plot 60 vjet përpara një njeri i jashtëzakonshëm i quajtur Juri Gagarin, do të bëhej njeriu i parë në historinë e botës që do të udhëtonte në bordin e një anije kozmike në hapësirën rreth tokës.

Kjo gjë u bë e mundur nga qeveria komuniste e ish-Bashkimit Sovjetik, ose Rusia e sotme, e cila në fund të viteve 1950 kishte nisur së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës një garë të ethshme si për armatime strategjike konvencionale, ashtu dhe për të pushtuar hapësirën qiellore.

Por në kohë që SHBA-të po bënin prova të shuma me raketa të mëdha ndërkontinentale dhe anijet e tyre kozmike, sovjetikët arritën që të triumfonin të parët në këtë garë me Gagarinin.

Ky i fundit e kishte nisur karrierën e tij në Forcat Ajrore sovjetike si pilot i avionëve të parë reaktivë dhe më pas doli vullnetar në testimet që qeveria sovjetike nisi të kryej me pilotët për të gjetur të përshtatshmit për në hapësirë.

May be an image of 1 person

Fluturimi që do të ndryshonte historinë e botës  

Në mëngjesin e 12 prillit 1961, platforma raketë-mbajtëse e lëvizshme 287-tonëshe mbante mbi vete anijen kozmike “Vostok” të cilën e zhvendosi gradualisht në pusin e stërmadh të sheshit të lëshimit.

Në agim pranë strukturës së stërmadhe ndaloi një autobus i vogël, ku qe ulur kozmonauti Gagarin, i veshur me skafandër dhe kostum hermetik hapësinor me germat e mëdha: “BRSS”.

Ai përshëndeti me duart ngritur dhe bëri drejt raketës. Në orën 09:07 sipas orës zyrtare të Moskës, togeri Juri Gagarini tha fjalën, që hyri në histori: “Nisemi!” Dhe po atë sekondë anija “Vostok” startoi nga kozmodromi i Bajkonur-it në Kazakistan (ish-republikë Sovjetike).

Pas fluturimit, Gagarini u bë fytyra e atdheut të tij, rol, të cilin e luajti gjithashtu në mënyrë të përsosur. Nuk e harroi edhe detyrën në grupin e kozmonautëve. Por për lavdi atij i ishin paracaktuar vetëm shtatë vite. Më 28 mars 1968 kozmonauti i parë në botë, u vra në mënyrë tragjike gjatë një fluturimi stërvitor më një avion “MIG-21”.

May be a black-and-white image of 5 people and people standing

Historiku i Juri Gararinit

Piloti kozmonaut i parë në botë, lindi në një familje fshatare në fshatin Klushino, qarku i Smolenskut. Në klasën e parë të shkollës së fshatit, Juri në vjeshtën e vitit 1941-it mundi të mësojë vetëm disa ditë.

Fëmijëria mori fund, kur fshatin e pushtuan nazistët. Dy vite pas pushtimit të fshatit, Gagarini e vazhdoi shkollën dhe mbaroi gjashtё klasa. Pastaj studioi njëkohësisht në teknikum në Luberci, pranë Moskës dhe në shkollën e rinisë punëtore.

Në vitin 1951, Gagarini vazhdoi mësimet në teknikumin industrial të Saratovit. Më 1954 nisi të angazhohej në aeroklubin e Saratovit, më vonë shkolla e aviacionit dhe shërbimit të flotës së Veriut.

It is 60 years since Russian pilot and cosmonaut Yuri Gagarin became the first person to leave the atmosphere and orbit the planet before returning to Earth

Togeri Gagarin kaloi përzgjedhjen në grupin e kozmonautëve dhe, pas provave të panumërta u përzgjodh për misionin më të përgjegjshëm dhe më të rrezikshëm që i ishte ngarkuar direkt nga Byroja Politike e BRSS-së.

Ky mision ishte delikat për dy arsye: e para, sepse ishte një mision politik (gara për hapësirën me SHBA-të); e dyta, sepse ishte një mision shumë i rrezikshëm pasi teknologjia nuk ishte ajo që është sot, por dhe informacionet për kozmosin dhe ndikimin e tij te njeriu, ende nuk njiheshin në atë kohë.

Pas këtij misioni të jashtëzakonshëm piloti kozmonaut i BRSS-së, Gagarini, u nderua me titullin më të lartë të vendit “Hero i Bashkimit Sovjetik” dhe më pas edhe me të tjerë tituj, si “qytetar nderi” i shumë qyteteve ruse dhe të huaja.


May be an image of 4 people and people standing

Gagarin became an international celebrity after his trip to space, travelling the world, giving talks, interviews and signing autographs

The successful one-orbit flight on April 12, 1961 made the 27-year-old Gagarin a national hero and cemented Soviet supremacy in space until the United States put a man on the moon more than eight years later

Space agencies and governments have tweeted to show support for the International Day of Human Spaceflight, marking 60 years since Gagarin's first flight

May be a black-and-white image of 2 people and people standing

May be a black-and-white image of 1 person

 

NX on Twitter: "In 1957, Yuri Gagarin was the first human in space. In 1966, Star Trek aired its first episode. Tonight, for Yuri's Night, we're taking a look at how both

Fearing for the life of a man that had become a national icon, Soviet officials banned Gagarin from further spaceflight after the Soyuz failure

Since Gagarin's flight hundreds of people have flown into space, with most travelling to the International Space Station - only 24 have gone beyond low Earth orbit

In the Soviet Union April 12, the day of Gagarin's (pictured) flight was marked as Cosmonautics Day, first observed in 1963 and still observed in modern Russia and some former Soviet states

In a video produced by RT, Gagarin's first anniversary speech has been restored and colourised

Artemis 1, formerly Exploration Mission-1, is the first in a series of increasingly complex missions that will enable human exploration to the Moon and Mars. This graphic explains the various stages of the mission

The Real Mystery Behind Yuri Gagarin's Death – Strange Unexplained Mysteries

Yuri Gagarin death mystery solved after 40 years

Yuri Gagarin (1934 – 1968) is a Russian cosmonaut, the first human in space. #space #Russian #cosmo… | Space poster, Soviet art, Union of soviet socialist republics

No photo description available.

No photo description available.

May be an image of 1 person and indoor

Gagarin, Juri *-+Kosmonaut, UdSSRmit Frau Valentina und Tochter... News Photo - Getty Images

Yuri Gagarin and his Matra Djet - Weird Russia

Juri Gagarin - TiranaNews

May be an image of tree and outdoors

Vostok - Mark Franklin Arts Mark Franklin Arts

Juri Gagarin | Flickr

Der erste Mensch im All: Juri Gagarin - Historischer Kalender -- VOL.AT

Juri Gagarin'' ulet me sukses në Stacionin Hapësinor - ATSH -

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *