FOTO/ Sot mbushen 31 vjet nga hyrja e shqiptarëve në ambasada në Tiranë. Por përsëri te Gjermania i kemi sytë…

Sot mbushen plot 31 vite nga ajo ditë që do të hynte në historinë tonë si “Dita e Ambasadave”, por edhe pas 31 vitesh është po ai rreth vicioz që po i stërmundon dhe kapit shqiptarët.

Shqipëria përkujton sot 2 korrikun e vitit 1990, ditë kur 31 vjet më parë qindra e mijëra shqiptarë mësynë drejt dyerve të ambasadave të huaja në Tiranë, kryesisht atyre Perëndimore, të cilat iu hapën atyre portat e izolimit të mbajtura mbyllur prej afro 5 dekadash nga diktatura komuniste.

Kjo datë sipas RTSH, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Shqipërisë, paralajmërim për ardhjen e pluralizmit, fillimin e zhvillimeve demokratike në vend dhe rënien më pas të regjimit komunist.

Dy korriku i 1990, i dha goditjen e parë regjimit më të egër të lindjes komuniste. Ai shënoi shtegun e parë të rrugës drejt lirisë së munguar dhe klithmën e parë të thirrjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Sipas të dhënave të kohës ishin rreth 5000 mijë shqiptarë që u larguan jashtë Shqipërisë nëpërmjet ambasadave, ngjarje që në atë kohë u konsideruar si një turpërim që ata i bënë regjimit komunist. Shumica e tyre ishte nga Tirana dhe vendet që i pritën më së shumti ishin Gjermania, Italia dhe Franca.

2 Korrik 1990-2020, ende pas derës së Ambasadës Gjermane! - Opinion.al

2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…” – Memorie.al

Pse 1 korriku është dita e vërtetë e futjes në Ambasada... | Radi and Radi

Eksodi i 2 Korrikut/ Ambasadori Zingraf: Refugjatët e parë, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Gjermanisë - ATSH -

Shokon Zv.ministri i Ramës: Para 2 Korrikut '90, ambasada gjermane bënte takime të fshehta me

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *