Avokati Spartak Ngjela njihet për komplimentet e shumta që bën shpeshherë publikisht për vajzat e ekraneve shqiptare. Politikani është parë gjithë jetën si një burrë beqar dhe nuk i ka zbuluar asnjëherë romancat e tij, madje gjatë një interviste të bërë disa kohë më parë, Ngjela refuzoi të tregonte nëse ishte i dashuruar, por pranoi se ka raporte erotike me dikë.
“Është një pyetje që nuk flitet. Që kam raport erotik nuk diskutohet. Ajo është një çështje që e dimë vetëm unë dhe ajo tjetra. Jo të gjitha dashuritë janë sëmundje. Janë kënaqësi”, u përgjigj ai.
Paparaci ka fotografuar së fundmi avokatin në një nga resortet e Tiranës. Mirëpo ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte gruaja misterioze që ai kishte në krahë. Në foto Ngjela dhe gruaja që e shoqëron shihen duke pirë një kafe së bashku ku më pas janë larguar të dy me makinën e tij. Nuk dihet nëse biondja është thjesht një mikeshë e politikanit apo kanë diçka më shumë./panorama