FOTO/ S’përmbahet një prej peshëngritësve më të mirë, Briken CALJA paralajmëron çfarë do ndodhë

Briken Calja është rikthyer të flasë për veten në sportin e peshëngritjes, vetëm se këtë herë lajmet nuk duken të mirë. Një ndër peshëngritësit më të mirë shqiptarë, i shpallur dhe kampion bote, ka postuar në rrjetet sociale, duke paralajmëruar që shumë shpejt do ketë zhvillime. Për çfarë nuk bëhet akoma e ditur mjaft mirë.

 

“2 gabimet e mia në karrierë! Besimi tepërt me personat e gabuar. Tolerimi më shumë seç duhet… Së shpejti do marrin përgjigjen e duhur”, shkruan Briken Calja në rrjetet sociale.

Briken Calja në këtë mënyrë paralajmëron se do prononcohet për historinë e tij ose diçka do ndodhë brenda atyre që i konsideron “persona të gabuar”. Është emisioni “Procesi Sportiv”, i cili më pas ka postuar atë që shkruan Briken Calja, duke shkruar dhe ata që së shpejt do zbardhet e vërteta.

Dëmtimi që e la jashtë Europianit dhe Lojërave Mesdhetare me sa duket e ka bërë shpejt të harrohet kampionin e botës në peshëngritje Briken Calja i cili shpreh pakënaqësitë e tij në rrjetet sociale pasi është ende i pashpërblyer për medaljet e arta… sëshpejti zbardhet e vërteta se ku janë paratë e medaljeve të arta të një prej sportistvve më të suksesshëm të historisë së sportit shqiptarë…”, shkruhet në faqen e “Procesit Sportiv” në rrjetet sociale. Gjithçka do zbulohet në vazhdim, për çfarë bëhet konkretisht fjalë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *