Një spikere lajmesh u gjet e zhveshur dhe e dehur në makinën e saj. Feven Kiflegiorgis, prezantuese e ‘Fox 5’ e njohur ndryshe si Feven Kay, u kap nga oficerët e policisë mëngjesin e 20 marsit. Ajo i tha policisë se nuk e mbante mend se si kishte përfunduar atje dhe refuzonte të bënte testin e alkoolit.
Kiflegiorgis më vonë u shfaq në televizionin ‘Fox 5’ dhe tha: Shumë prej jush mund ta kenë vënë re se kam munguar javët e fundit. Dua t’ju them se kam mësuar shumë nga ajo që ndodhi. Ajo u akuzua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe u dënua me një gjobë prej 1000 eurosh. Feven lindi në Afrikën lindore dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari në universitetin ‘Northridge’. Karriera e saj në televizion filloi në ‘KTLA’ në Los Angeles dhe ajo punoi në Bakersfield para se të shkonte në Las Vegas.
Në biografinë e Kiflegiorgis për ‘Fox 5’ thuhet: Jashtë punës, Feven i pëlqen të udhëtojë, të marrë pjesë në koncerte, të kalojë kohë me familjen dhe miqtë dhe të bëjë gjithçka që përfshin të qeshura.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar