Kanë humbur jetën 3 persona dhe mijëra të tjerë janë evakuuar si pasohë e stuhisë tropikale “Elsa”, që ka goditur Karaibet.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tashmë stuhia po i afrohet Florida-s duke goditur me shira të mëdha dhe Kubë.
Një gjendje gatishmërie u shpall të hënën për provincën e Havana dhe provincat e Mayabeke dhe Artemis, ku më shumë se 100,000 kubanë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Uragani Elsa vrau tre persona në Karaibe gjatë fundjavës, të shoqëruar nga erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu.
Shërbimi Kuban i Mbrojtjes Civile kishte parashikuar dhe shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme” në zonat e prekura, të cilat kishin marrë masa paraprake.
/Priza.al/