Është makinë, por mund ta përdorni edhe si një dhomë ndenjeje, të pajisur me një divan të rehatshëm dhe një televizor gjigant ku mund të shihni programet, filmat dhe të luani videolojërat tuaja të preferuara.
Kjo është makina e re e prezantuar nga “Cadillac”, e quajtur “InnerSpace”. Për momentin mjeti është vetëm një koncept, që është prezantuar në Panairin e Elektronikës në Las Vegas. E quajtur “InnerSpace”, makina është projektuar me një kabinë që duket më tepër si fole.
“General Motors”, kompania që prodhon “Cadillac”, tha se, ky është vizioni i saj për të ardhmen e transportit autonom, ku udhëtarët zgjedhin të bëjnë gjëra të tjera teksa makina i çon në destinacion.
Përveç dyerve, “Cadillac” ka imagjinuar të hapet edhe çatia me xham panoramik.
“InnerSpace” është pjesë e makinave “Cadillac ‘Halo Concept Portfolio’”, të prezantuara fillimisht një vit më parë.
Sipas “Cadillac”, kjo makinë do të jetë sigurisht elektrike, me një motor 90-kW/h që mund të arrijë një shpejtësi deri në 90 km/h.
/Priza.al/