FOTO/ Super-peshkaqeni për pak sa nuk e ‘bloi’ me nofullat e tij. Cila ishte arsyeja pse zhytësi shpëtoi paq…

Po mundohej të shkrepte disa foto “të rralla” mes bishave të ujit, dhe për pak sa nuk u bë një vakt i rastësishëm nga një super-peshkaqen femër i llojit “Dem”.

Zhytësi u përball me një peshkaqen femër me masë gjigande anormale, teksa eksploronte brigjet detare në Florida.

55-vjeçari John Moore, arriti të merrte fotot e mahnitshme të peshkaqenit pranë Jupiter në fillim të muajit.

Ai fotografoi femrën që tregonte dhëmbët e saj të mprehtë thikë, dhe sytë djallëzorë në të verdhë, teksa notonte me tufën e saj te peshkaqenëve ‘dema’, do të raportonte “Daily Mail”.

Moore është një zhytës me eksperiencë dhe aktivist i mbrojtjes së natyrës. Megjithëse peshkaqeni dem është i rrezikshëm për njerëzit, amatori tha se nuk u ndje në rrezik nga femra e ushqyer mirë.

Ai tha: “Ishte një femër anomalisht e madhe. Ishte e rënduar me shtatzëni, por dhe dukej që ishte ushqyer mirë”.

Pamjet tregonin femrën gjigande që ushqehej, duke përdorur flatrat notuese për të përshpejtuar e ngadalësuar notin.

Moore shtonte: “Ajo ishte një peshkaqen shumë dominues, erdhi drejtpërdrejt para meje dhe qëndroi gjatë gjithë zhytjes”. Peshkaqenët dem gjenden në estuarët, grykëderdhjet e lumenjve në brigjet e Floridas.

Ata janë një nga speciet e pakta që jetojnë si në ujëra të kripur dhe të ëmbël, dhe shpeshherë gjenden në tufa.

Specia zakonisht arrin nga 2.5 cm në 3.5 metra gjatësi dhe peshojnë rreth 650kg.

Me gjithë takimin paqësor me zhytësin Moore, ata janë nga peshkaqenët më agresivë, përgjegjës për një të tretën e sulmeve ndaj njerëzve.

The massive female was snapped by John Moore while he was freediving near Jupiter, Florida, earlier this month

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *