FOTO/ Superjaht dhe dhjetëra rezidenca, ja si i shpenzon bilionat Jeff Bezos

Teksa pret që shumë shpejt të nisë udhëtimin në hapësirë së bashku me vëllanë e tij, po hedhim një vështrim sesi Jeff Bezos ka vendosur të shpenzojë pasurinë e tij marramendëse. Vlera e tij arrin në 182 miliardë dollarë dhe ai është pronari i 28-të më i madh në të gjithë Amerikën, duke zotëruar 420,000 hektarë tokë.

Midis shtëpive të tij të panumërta, Bezos ka dhe dy pallate gjigande afër Seattle. Pavarësisht se bleu një rezidencë gjigande në Beverly Hills në vitin 2007, Bezos nuk u mjaftua me kaq dhe bleu një banesë tjetër me vlerë 13 milionë dollarë. Kohët e fundit ai bëri një shpenzim prej 165 milionë dollarësh pasi bleu Warner Estate. Ai gjithashtu bleu një tokë në Los Angeles për 90 milion dollarë.

Bezos, Amazon, money

Pasi e kaloi fëmijërinë në fermën e gjyshërve të tij në Teksas, Bezos vendosi të blinte një fermë atje 30,000 hektarë të madhe. Përveç kësaj, multimilioneri ‘rrëmbeu’ Muzuen Tekstil të Uashingtonit për 23 milionë dollarë.

I shqetësuar për faktin se përballë shtëpisë së tij ndodhej një banesë tjetër, Bezos vendosi ta blinte dhe atë në mënyrë që të kishte privatësi totale. Pas divorcit të tij të fundit i cili i kushtoi atij 38 miliardë dollarë, Bezos bleu tre apartamente të tjera me vlerë 80 milionë dollarë. Por asgjë nga këto nuk i kanë mjaftuar Bezos. Ai po ndërton një superjaht me vlerë 500 milionë dollarë dhe ai gjithashtu zotëron një avion privat që kushton 65 milione dollarë. Në vitin 2017 ai gjithashtu bleu zinxhirin ushqimor Whole Foods – i cili kushton 13.7 miliardë dollarë – nga ku klientët e Amazon tani mund të porosisin dërgesat në shtëpi.

Bezos, money, Amazon

Por miliarderi gjithashtu ka treguar se ai ka një zemër të madhe, duke bërë donacione të panumërta bamirësie me vlerë prej 10 miliardë dollarësh për të luftuar ndryshimet klimatike dhe 2 miliardë dollarë për të ndihmuar të pastrehët.

Bezos, money, Amazon

Amazon, Besoz, money

Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *