FOTO/ Talebanët morën Kabulin, Presidenti i Afganistanit braktis vendin të shpëtojë kokën. Ja mbath me shpurën e tij për në Taxhikistan

Nuk është menduar dy herë por ja ka mbathur “nga sytë këmbët”, sapo i është dhënë mundësia e parë, për të shpëtuar kokën…

Kjo ka ndodhur sot me Presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili zgjodhi jetën përpara atdheut.

Ai nuk ka qëndruar t’u bëjë ballë hordhive të talebanëve që morën si në një “lojë lufte” gjithë vendin, po ka preferuar të largohet për në Taxhikistan për të shpëtuar kokën.

Featured image of article: Talebanët hyjnë në kryeqytetin afgan, presidenti Ghani ‘arratiset’ për në Taxhikistan

Ky veprim i shpejtë vjen pasi talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe po marrin edhe institucionet.

Ministri i Brendshëm njoftoi lajmin e largimit të Presidentit, teksa zyra e Ghani-t thotë se largimi është bërë për arsye sigurie.

Përkthyesi afgan: Unë shpëtova shumë jetë amerikane, por SHBA më ktheu  shpinën - Abc News

Në fakt talebanët me hyrjen në qytet ishin duke e kërkuar Presidentin Ghani teksa më parë i kishin bërë thirrje të dorëhiqej.

Largimin e Presidentit afgan Ashraf Ghani, e konfirmoi edhe një zyrtar i lartë i ministrisë së Brendshme për “Reuters”.

 

I pyetur për koment, zyra e presidentit “nuk mund të thotë asgjë për lëvizjen e Ashraf Ghani për arsye sigurie”.

Ndërkohë, një zyrtar taleban tha se, ata po kontrollonin raportet në lidhje me largimin e Ghanit nga vendi.

Screenshot 5

People walk near a mural of President Ashraf Ghani at Hamid Karzai International Airport, in Kabul. The Taliban has called on Ghani to resign

The city of Kabul police are patrolling the streets and defending civilians who have flocked to the city

The Foreign Office has been shocked by the speed the Taliban has been able to move across Afghanistan

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *