KUJDES! PAMJE TË RËNDA +16!
Kafshët nuk duan t’ja dinë për rregullat e shoqërisë njerëzore, madje ata nuk njohin as njerëzit e rëndësishëm, të vegjlit apo ata që kanë imunitet.
Pikërisht dhëmbëve të qenve endacakë nuk u ka shpëtuar dot as djali i mitur i një politikaneje me mjaftë potencë në politikën shqiptare.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se djali i saj ka qenë pre e sulmit të disa qenve endacakë në afërsi të shkollës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotot, deputetja sqaron se ngjarja ka ndodhur në hyrjen e oborrit të shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.
Mesazhi i plotë:
“Hapësirat brenda dhe jashtë shkollave, lagjet dhe hapësirat e qyteteve e fshatrave tona, po rrezikohen nga qenët endacakë të cilët shpesh po sulmojnë qytetarët e vendit, përkundër masave të cilat po deklarohen se po merren nga niveli komunal.
Sot cak i një sulmi nga qenët endacakë ishte djali ynë Edoni, 9 vjeçar, në afërsi të shkollës së tij “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Sulmi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës.
Reagimi i mësuesës, drejtoreshës dhe pastaj emergjencës ka qenë i menjëhershëm dhe pas intervenimit kirurgjik (qepjes) në Emergjencë, Edoni është duke u trajtuar në shtëpi. I falenderoj me radhë të gjithë që sot ishin me Edonin pas sulmit që i ndodhi.
Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata.
Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq.
Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre.
Nuk e fajësoj askënd sonte, dua të kalojmë këtë mbrëmje me falenderimin se nuk u bë më keq, por jo edhe për të ardhmen. Nuk dua të pranoj si standard këtë realitet, e nuk duhet askush të lejoj të kemi siguri të këtij niveli në rrugët tona”.
/Priza.al/