FOTO/ Të gjitha këto që shikoni nuk janë në një pallat mbretëror, por brenda një jahti luksoz

Javën e kaluar në Londër u ankorua mega jahti Crystal Cruises. Ajo ka gjithsej 100 suita. Jahti lundroi për herë të parë më 17 korrik, në një udhëtim që zgjati 10 ditë.

Një udhëtare ka rrëfyer eksperiencën e saj të paharrueshme në super jahtin.

Sapo mbërrita në jaht më përshëndeti shërbëtori im personal, i cili më ndihmoi të transportoja valixhet. Ai më tregoi dhomën time dhe u sigurua që të kisha gjithçka që më nevojitej. Unë qëndrova në një nga suitat luksoze, e cila kishte një krevat të madh, një banjo elegante prej mermeri dhe një verandë të bukur.Aty gjendej dhe një mini bar i pajisur me shampanjë.

Të shumtë ishin restorantet që ndodheshin aty. Unë hëngra darkë në restorantin kryesor, Waterside i cili kishte një kuzhinë moderne. Shërbimi ishte i pametë dhe tani mendoj që të gjitha shportat e bukës duhet të shërbehen me gjalpë tartufi. Ndërkohë vizitorët mund të zgjidhnin dhe restorantin Prego për ushqim tradicional italian, ose Umi Uma për sushi dhe specialitete japoneze.

Pas darkës, mysafirët mund të vizitojnë kazinonë dhe të shijojnë muzikën ‘live’ e cila vazhdonte deri vonë.

Por, të gjitha këto sigurisht që nuk vijnë me një çmim të lirë. Udhëtimi 11-ditësh që niset më 5 prill 2022 kushton 8,516 paundë, ndërsa një udhëtim që zgjat 19 ditë kushton 24,367 paundë.

Por ia vlen nëse dëshiron të udhëtosh në skajet e tokës plot klas.

Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *