Një fanatik i viteve 1990 ka zbuluar se është i fiksuar me këtë epokë dhe e ka transformuar shtëpinë e tij me mobilje të vjetra. 23-vjeçari, Jack Walter ka shpenzuar rreth 5000 paundë për të ndjekur pasionin e tij që ka për gjërat e vjetra. Ai madje ka një makinë të vjetër Mini ‘G reg’.
Ai ka treguar se njerëzit mendojnë se ai është i çmendur, për shkak të pasionit të tij të çuditshëm për të jetuar në stilin e viteve ’90.
“Për shkak se jam rritur në një qytet të vogël dhe isha një fëmijë i qetë homoseksual, gjithmonë ndjehesha si një i huaj”, deklaroi Jack.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/