FOTO/ Tërmeti i mbrëmshëm ka qenë i fortë në Pukë. Ja se çfarë janë dëmtuar…

Një tërmet i fortë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Pukës. Sipas të dhënave mësohet se lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, në thellësi 2 kilometër nga sipërfaqja.

Bashkia e Pukës në një njoftim për mediat, bën të ditur se, janë konstatuar dëme te disa pallate te lagja e “Muzeut” dhe “5 pallatet”, ku sipas raportimit të banorëve, ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Image

Po ashtu plasaritje dhe rënie suvaje ka dhe në spitalin e qytetit. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka lëndime të qytetarëve.

Tërmeti u regjistrua mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar frikë e panik te banorët.

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë, në shumë qytete të vendit tonë u ndjenë lëkundje tërmeti, ndërsa epiqendra ishte 2 km në perëndim të Follorinës, Greqi.

Image

Tërmeti i fortë në Pukë/ U dëmtuan edhe disa pallate, raportohet për...

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *