FOTO/ Tërmeti nënujor nxjerr në sipërfaqe anijet fantazma të fundosura në betejën e Iwo Jima

Reliket e Luftës së Dytë Botërore që koha i kishte zhytur në fund të detit, befas janë rishfaqur serish në sipërfaqe si përbindësha.

Kjo falë aktivitetit sizmik në një prej vullkanëve më aktivë të Japonisë, atij nw mali Suribachi. Ky aktivitet ka nxjerrë nga fundi i detit rrënojat e anijeve të fundosura gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.

Njëzetekatër mjete transporti detar të kapura nga marina e SHBA-ve gjatë fazave të fundit të luftës, u zhvendosën në pjesën perëndimore të Iwo Jima për krijimin e një porti, shkruan “Telegraph”.

Trupat e anijeve u sollën asokohe në ishull pasi vendi nuk kishte ambiente portuale.

Fundi i detit është ngritur prej aktivitetit sizmik të malit Suribachi, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Anijet e fundosura qëndrojnë mbi hirin vullkanik dhe janë përdorur si breza për frenimin e ujit teksa ushtarët shkarkonin materialet e luftës.

Ishulli ishte ndërtuar në këtë mënyrë për të krijuar një bazë artificiale detare nga SHBA, para sulmit mbi ishujt e mëdhenj të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi është i pabanuar, por ka poste të ushtrisë japoneze, qe kur u dorëzua nga ushtria e SHBA në 1968.

“Zonat pa ngjyrë të detit tregojnë se aktiviteti vullkanik ende nuk është reduktuar”, tha  Setsuya Nakada, drejtor i qendrës kërkimore të vullkaneve, duke shtuar se ka mundësi dhe për shpërthime madhore vullkanike.

Një foto e famshme e ushtrisë së SHBA duke ngritur flamurin gjatë luftës, është bërë në betejën e Iwo Jima.

Ishulli është ngritur të paktën 10m që prej vitit 1952 si pasojë e aktivitetit sizmik.

Mali Suribachi, është gati 2000 metra i lartë por një nga vullkanet më të rrezikshme të botës.

Japonia qëndron mbi atë që njihet si “Unaza e zjarrtë” e Paqësorit me aktivitet intensiv sizmik.

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *