Pak muaj më parë, Tuna dhe Patris Berisha u bënë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Zen.
Vetëm së fundmi, Patrisi ka publikuar në rrjete sociale foton më të ëmbël, pranë të birit, duke bërë lëmsh fansat për raportin me Tunën, pasi çifti u përfol për ndarje.
Ai shihet me Zenin në krahë dhe në sy bie ngjashmëria e madhe mes tyre, pasi i vogli është një kopje e të atit.
/Priza.al/