Ish-deputeti Tom Doshi, i cili është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA, është vënë jo pak herë në qëndër të deklaratave të ambasadores Yuri Kim. Yuri Kim, me ngulm ka kërkuar që ai të mos ishte më pjesë aktive në politikën shqiptare.
Por ndonëse “non grata” i ka ndarë, Zoti i ka bashkuar Doshin dhe Kim.
Ata janë parë sot të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, teksa kanë marrë pjesë në meshën e zhvilluar me rastin e Pashkëve, meshë e drejtuar nga kreu i Kishës Katolike në vendin tonë, Imzot Arjan Dodaj.