Sharon Stone nuk resht së befasuari! Aktorja e famshme 63-vjeçare është fotografuar në Costa Azzurra, në Francë gjysmë e zhveshur duke nxjerrë në pah format e saj.
Stone shfaqet topless në fotot e të përjavshmes italiane, teksa ka ulur kostumin e plazhit duke nxjerrë në pah gjoksin e saj nudo. E pa shqetësuar aspak nga objektivi i kamerave ajo lëviz e sigurt në vetvete duke treguar me krenari fizikun e saj të admirueshëm.
Ajo ka treguar së fundmi se dalja e saj e parë pa sytjena ishte një makth, por tashmë Stone duket komode dhe nuk e ka më problem. Edhe gjatë pushimeve në Francë ajo më shumë është shfaqur topless në fotot e ‘vjedhura’ nga paparacët.
E vetmja gjë që nuk ndryshon për aktoren është prezenca në krah të saj e stilistit personal Paris Libby, një këshillues i pandashëm që artistja e do gjithmonë me vete.
/Priza.al/