FOTO/ Tragjedi në SHBA! 13 të vdekur nga një zjarr në një ndërtesë banimi në Filadelfia, 7 ishin fëmijë

Në pamje shihen zjarrfikësit dhe pasojat e një zjarri të rëndë, që shkatërroi një ndërtesë me apartamente sot në lindje të Filadelphia-s, ku 13 persona fatkeqësisht humbën jetën, mes të cilëve edhe disa fëmijë.

Mediat vendase thonin se, shërbimet e emergjencës mbërritën në skenën e tragjedisë mëngjesin e sotëm, ku gjetën zjarrin duke vërshuar nga kati i dytë.

Autoritetet thanë se, zjarri fatal në ndërtesën 3-katëshe kishte kërkuar të paktën 50 minuta për t’u vënë nën kontroll.

Rrjetet amerikane “NBC” dhe “CBS” thanë se, 13 njerëz kishin gjetur vdekjen në tragjedi dhe se autoritetet, po hetojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Shtatë fëmijë raportohet se ishin mes viktimave në zjarrin shkatërrimtar në adresën “North 23rd Street” në Fairmount, shkruan rrjeti “Inquirer”, duke cituar zjarrfikësit.

Fqinjët thonin për mediat se ishin të tronditur nga ngjarja.

Bill Richards, i cili jeton aty pranë dhe se, rreth orës 6.30 kishte dëgjuar një grua të ulërinte “Oh Zot, oh Zot…”. “Është një ngjarje shokuese”,- shtoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *