Juljan Shehu ka debutuar dje(e diel) në elitën e futbollit polak. Ish-futbollisti i Laçit u fut si zëvendësues në minutën e 72’. Rezultati i takimit ishte 2-1 për kundërshtarët e Pogon Szczecin, teksa asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura. Kështu Widzew Lodz e nisi kampionatin duke humbur në transfertë.
Shehu u fut fill pas golit të dytë të kundërshtarëve, të cilët në atë moment përmbysën gjithçka. Gjithsesi mesfushori është shprehur i lumtur për debutimin, ku shkruan në rrjetet sociale: “Shumë i lumtur për debutimin tim”. Kujtojmë se kontrata e firmosur me polakët është 2-vjeçare.