Foto/ Tritol lokalit në Shkodër, efektivi Ndrek Rrasa: Nuk kam konflikte me asnjë

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer këtë të premte në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Mësohet se tritol i vendosur në një lokal, i përket efektivit të Policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa.

Lidhur me ngjarjen, vetë efektivi i policisë ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ia ketë vënë tritolin dhe se kush e ka djegur furgonin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Informacion Paraprak/ Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *