Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot në pjesën veriore të Kosovës. Autoblindat e Njësisë Speciale janë parë teksa janë vendosur afër Zveçanit, saktësisht rreth 6 kilometra nga baza e policisë në jug të Mitrovicës.
RTV Dukagjini ka sjellë pamje ku shihet se pjesëtarët e policisë janë duke e monitoruar situatën.
Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit një grup i qytetarëve serbë tubuan për të kundërshtuar moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Në këtë tubim prezent ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, deputeti Igor Simiç, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendi. Rakiç tha se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit, nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.
/Priza.al/